• |
ide | kryesore

De Biasi: U nxeha tek goli i tyre. Rezultati, historik!

Arkiva, Sport
albanie.jpg



Trajneri Gianni de Biasi duket i kënaqur me lojën e Kombëtares shqiptare në barazimin 1-1 ndaj Francës të luajtur në Renne. Sipas italianit ky është barazim historik për kuqezinjtë.

“Kam thënë para ndeshjes se do të luanim për fitore, por edhe i jam druajtur goleadës, duke pasur parasysh nivelin e Francës. Tani e them me siguri që nëse do të luanim për barazim, rrezikonim ta humbnim ndeshjen. Barazuam dhe ky është një rezultat historik i Shqipërisë në përballjet me francezët. Skuadra ime zhvilloi një ndeshje shumë të mirë” – deklaroi De Biasi.

“Franca luante me katër sulmues, ndaj ne morëm masat tona, duke vendosur tre lojtarë në qendër. Kërkuam të kishim superioritet numerik. Qëllimi im si trajner ishte të mos tërhiqeshim, por t’i sulmonim. Mund ta kishim ruajtur golin e Mavrajt deri në fund, por fatkeqësisht pësuam një gol edhe për gabimin tonë. Kjo më nxeh deri diku” – shtoi ai. /lapsi.al/