• |
ide | kryesore

Jep dorëheqjen trajneri i Serbisë Dick Advocaat. Ja zëvendësuesi

Arkiva, Sport
serbia_8752.jpg



Jep dorëheqjen trajneri i Serbisë Dick Advocaat. Sipas agjencisë serbe të lajmeve B92, holandezi ka dhënë dorëheqje nga posti pas humbjes nga Danimarka në Beograd me rezultat 1:3. Sipas burimeve të këtij portali, ai ka zhvilluar një bisedë me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS). Pas tre ndeshjeve në Grupin I, Serbia ka vetëm një pikë të grumbulluar, dhe duke e parë që e ka të vështirë të arrijë objektivin, kualifikimin në Euro 2016, holandezi ka ofruar dorëheqjen. Pas humbjes nga Danimarka Advocaat është shprehur se Serbia e ka marrë të tatëpjetën që në ndeshjen me Shqipërinë. 

Ndërkohë e përditshmja serbe, Blic shkruan se krerët e federatës serbe tashmë kanë gjetur zëvedësuesin e holandezit. Ai do të jetë trajneri i të rinjve të Përfaqësueses së Serbisë, Radovan Curcic./lapsi.al/