• |
ide | kryesore

Komentatori francez: Ju presim në Euro 2016!

Arkiva, Sport
mavrajjjj.jpg



Paraqitja dinjitoze dhe barazimi i Shqipërisë me Francën një natë më parë në “Stade Rennes” ka çuditur jo pak ekspertët francezë, të cilët kanë thënë fjalët më të mira për djemtë e De Biasit. “Vite më parë e mundnim lehtësisht, por tani ata kanë bërë hapa para. Shumë mirë taktikisht, shumë mirë teknikisht. Topin e mbanim ne, por lojën më interesante e bënte Shqipëria, që kolektivisht ishte më lartë se blutë” – thuhej në një koment të bërë në gazetën sportive “L'equipe”. Fjalën e fundit e dha komentatori i “TF1”, Christian Jeanpierre, i cili pas vlerësimesh pafund gjatë gjithë ndeshjes, në mbarim të saj tha: “Shpresojmë t’i shohim sërish në Euro 2016”. Edhe shtypi francez është hapur me titujt: “Duhet të jemi të lumtur me barazimin”, “Një Shqipëri më shumë sulmuese nga sa pritej”.