• |
ide | kryesore

Ja çfarë u vendos për ndeshjen Itali – Shqipëri

Arkiva, Sport
genovi.jpg



Zyrtare. Miqësorja mes Italisë dhe Shqipërisë do të luhet sipas programit të paracaktuar në stadiumin "Ferraris" të Genovas të martën në ora 20.45. Koha e keqe, që vuri në rrezik zhvillimin e takimit historik për shqiptarët, pritet të përmirësohet me fillimin e javës, shkruan në faqen online "Sportmediaset". Tekniku i Shqipërisë Gianni De Biasi ka negociuar prej më shumë se dy vjetësh me Federatën Italiane të Futbollit për këtë miqësore historike për kuqezinjtë, por kurrsesi nuk e kishte parashikuar që ky 90 minutësh do të vihej në rrezik serioz vetëm për një kapriço të motit. Të ardhurat që do të sigurohen nga shitja e biletave do të shkojnë për fondin e emergjencave për shkak të përmbytjeve. /lapsi.al/