• |
ide | kryesore

Lenjani: Shqipëria po rritet, nuk i frikësohemi askujt

Arkiva, Sport
lenjani_7608.jpg



Ermir Lenjani beson se Kombëtarja shqiptare po rritet çdo herë e më shumë, derisa thotë se nuk ia kanë frikës asnjë kundërshtari.

Kombëtarja shqiptare edhe në ndeshjen miqësore ndaj Italisë tregoi paraqitje shumë të mirë edhe pse në fund u mposhtën 1:0 me një autogol të Hamdi Salihit.

Mesfushori kosovar, Ermir Lenjani, beson se ekipi kuqezi po rritet çdo herë e më shumë, derisa thotë se nuk ia kanë frikës asnjë kundërshtari.

“Luajtëm një ndeshje shumë të mirë, por në fund fati na ktheu shpinën. Ne po rritemi, dhe nuk ia kemi frikën asnjë kundërshtari. Përpara Shqipëri!”, ka shkruar Lenjani në Facebook.