• |
ide | kryesore

Holland kapet përsëri. Fotot e para me të dashurën e re

Arkiva, Paparazzi
voici.png



Një tjetër reviste people, ajo voici ka publikuar sot për herë të parë fotot e presidentit francez Fransua Holland me të dashurën e tij të re, aktoren Zhuli Gaje. Që prej janarit të këtij viti kur për herë të parë një tjetër revistë foli për historinë e tyre, duke nxjerrë madje edhe fotot e peresidentit francez me një motor dhe me kaskë në kokë duke shkuar drejt shtëpisë ku bënin dashuri së bashku, kjo është hera e parë që publikohen foto të ciftit. Fotoja është marrë në ambientet e pallatit prersidencial Elize dhe publikimi i saj ka ngjallur menjëherë reagimet. Si ka mundësi: nga është ky kënd ku mund të shihen kopshtet e Elizesë? Po sikur në vend të objektivit të paparazzit të ishte një snaiper? Gjithësesi ky është konfirmimi se mardhënia Holland- Gaje vazhdon prej më shumë se një vit e gjysëm dhe revista "Voici" e titullon kopertinën e saj: "Fotot e para". Sepse ato janë vërtet të parat ku cifti duket sëbashku.