• |
ide | kryesore

Nipi 22-vjeçar i Sharon Stone vdes nga overdoza

Arkiva, Paparazzi
sharon stone.jpg



Tragjedi në familjen e aktores Sharon Stone. Djali i vëllait të saj është gjetur i pajetë në banesën e tij në Hollywood. Sipas mediave amerikane, 22-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një overdoze heroine. Aktorja është njoftuar për humbjen e nipit të saj teksa ishte duke xhiruar skenat e filmit "Life on the Line” ku interpreton përkrah John Travoltës. “Colin ishte një djalë tepër i talentuar, por për fat të keq ishte viktimë e një vesi më i fortë se ai. Do të na mungojë shumë. Lutjet tona shkojnë për të gjitha familjet që kanë fëmijë të cilët po luftojnë me drogën.”– ka thënë aktorja për “Us Weekly”.