• |
ide | kryesore

Pse femrat pëlqejnë tullacët

Arkiva, Stil
bruce-willis.jpg



Për shumë burra humbja e flokëve kthehet në një ankth të vërtetë, por kur bëhet fjalë për këtë problem, femrat kanë një mendim shumë më ndryshe. Këtë e ka dëshmuar edhe një anketë e zhvilluar me mbi 1 mijë femra britanike, të cilat janë, kanë apo thjeshtë tërhiqen pas meshkujve pa flokë. Por, nuk janë vetëm femrat e thjeshta ato që çmenden pas tullacëve, pasi edhe shumë bukuroshe nga bota e show-bizz janë pikërisht në romancë me meshkuj të tillë dhe ato thjesht ndjehen krenare për këtë fakt.

E para në këtë listë që mund të përmendet, është supermodelja e famshme Rosie Huntington-Whiteley (ne foto). Biondja seksi tashmë disa vite është e dashuruar marrëzisht në njërin nga aktorët më të mirë të filmave aksion, Jason Statham. Dhe ajo ka dhënë edhe arsyet se pse Jason është mashkull tërheqës për të.

“Një mashkull pa flokë është një mashkull i vërtetë. Kështu së paku e di se nuk jam në romancë me një fëmijë. Edhe niveli i higjienës tek meshkujt tullac, është tejet i lartë. Tërë kohën Jason është i rregulluar, rruhet me rregull dhe ka më shumë mirëkuptim për shprehitë e femrave për depilim. Po ashtu, ai kurrë nuk e vjedh shampon time” – ka deklaruar Rosie.