• |
ide | kryesore

Inter dhe Milan ndahen “në paqe” (video)

Arkiva, Sport
milan-inter_2002.jpg



Milani dhe Interi kanë ndarë nga një pikë në derbin e “Madonninës”. Supersfida ka përfunduar në barazim 1-1. Ka qenë një takim me mjaft ritëm dhe emocione nga të dy palët. Të parët që kaluan në epërsi ishin “kuqezinjtë” përmes një supergoli të Jeremy Menez në minutën e 23. Për zikaltrit barazoi shifrat Joel Obi (61’) me një gol nga jashtë 16-metërshit. Milani tani ka 18 pikë në vendin e shtate në renditje, një pikë më shumë se Interi që ndodhet në vendin e nëntë. /lapsi.al/