• |
ide | kryesore

“Daily Mail”: Rita Ora rrezatoi në tapetin e kuq

Arkiva, Paparazzi
Rita-Ora-1.jpg



Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë parqitjes së artistëve në ndarjen e çmimeve American Music Award. Kështu, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është vlerësuar tek ato që ishin veshur më mirë nga yjet. Nëse Bleona u rendit tek veshjet më të këqija, Rita është në krahun tjetër. Britanikja “Daily Mail” shkruan se Rita Ora ishte rrëzëllitëse në tapetin e kuq me fustanin e gjatë të verdhë që kishte zgjedhur. Në listën e yjeve të veshur më bukur kryesonte Jennifer Lopez dhe pas saj Selena Gomez. Ndër të veshurit më mirë renditen Heidi Klum, Gigi Hadid, Guiliana Rancic, Meghan Trainor, Nicki Minaj, etj.