• |
ide | kryesore

Dopietë e Gashit dhe Baseli ngjitet në krye

Arkiva, Sport
gashi.jpg



Futbollisti i kombëtares shqiptare Shkelzen Gashi vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e tij në kampionatin zviceran të futbollit. Ai ka shënuar dy gola në fitoren bindëse që skuadra e tij Bazel ka marrë në shtëpi ndaj Aaraut me rezultatin 3-0. Gashi fillimisht ka shënuar në pjesën e parë të ndeshjes, ne minutën e 17-të e më pas edhe në minutën e 86-të. Këto tre pikë e çojnë skuadrën e Bazelit në krye të tabeles. Ndërsa që për Gashin arrihet kuota prej 9 golave dhe aktualisht kryeson listën e shënuesve në Zvicër./lapsi.al/