• |
ide | kryesore

Nora Istrefi lë Dance With Me: Jam shtatzënë

Arkiva, Paparazzi
nora istrefi.jpg



Këngëtarja kosovare, Nora Istrefi, njoftoi se ajo është shtatzënë dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet nga spektakli Dance With Me që transmetohet çdo të hënë në Tv Klan. Tre javë nga përfundimi i këtij edicioni ajo tha se ndihej e detyruar që të hiqte dorë nga kjo eksperiencë. Mediat kishin shkruar disa herë se ajo ishte shtatzënë, por Nora e kishte përgënjeshtruar. Drejtuesja e spektaklit, Alketa Vejsiu zbuloi se Nora ishte disa muajshe shtatzënë, që para se te niste ky edicion, por lajmi ishte mbajtur i fshehtë. Këgëtarja u përlot pas komenteve dhe përgëzimeve që i bënë kolegët dhe anëtarët e jurisë. Pas Norës edhe partneri i saj në Dance With Me, Gent Bejko, tha se do të largohej dhe nuk do të pranonte të vijonte me një partnere tjetër, siç iu sugjerua nga producentët.