• |
ide | kryesore

Surpriza të këqija në “Dancing with the Stars”

Arkiva, Paparazzi
dancin.jpg



Prej disa javësh në Vizion Plus po pritet të nisë sezoni i pestë i spektaklit të vallëzimit “Dancing with the Stars”. Pas disa shtyrjeve të datës së fillimit, produksioni vendosi të dalë në transmetim të hënën e 24 Nëntorit. Spoti promovues tregon kastin e balerinëve dhe prezantuesit Amarda Toska dhe Drini Zeqo, teksa argëtohen duke kërcyer brenda një autobuzi nën logon “DWTS”. Por, pa dalë ende premiera e këtij spektakli, pikërisht paraditen e së hënës, dy këngëtaret Ingrit Gjoni dhe Ronela Hajati, janë zëvendësuar nga dy emra të rinj të shfaqur për herë të parë në listën e konkurrentëve.

Valbona Mema dhe modelja Heidi Lushtaku janë postuar në faqen zyrtare të “DWTS” në facebook, si më të rejat e kastit që do të kërcejë për çdo të hënë në orën 21:00 në Vizion Plus.

Sipas informacioneve të lapsi.al, një emër tjetër që është larguar nga sfida e kërcimit është sportisti Rudi Vata. Po ashtu, sipas burimeve benda këtij produksioni, thuhet se një pjesë e mirë e balerinëve janë larguar gjatë javës së fundit për shkak të mosmarrëveshjeve me producenten e “Dancing With the Stars”, Holta Dulaku. Çifti i koreografëve Enada dhe Gerd Vaso kanë lënë punën, së bashku me Dionin, Rovenën dhe disa emra të tjerë të cilët mbetet për t’u pare, se nga kush do të zëvëndësohen. Një nga surprizat e bukura të mbrëmjes së sotme pritet të jetë edhe pjesëmarrja e sex-simbolit Italian, aktorit Gabriel Garko. “Dancing with the Stars”, është një patentë nga BBC Worldwide dhe në vendin tonë ka rezultuar e suksesshme. Vitin e shkuar triumfatorja e garës së kërcimit ishte Lori Hoxha.