• |
ide | kryesore

Barbara Berluskoni dhe Filipo Inzagi: Asnjë flirt mes nesh

Arkiva, Sport
pipo.jpg



Asnjë flirt mes Barara Berluskonit dhe Filipo Inzagit. Ata që e përgënjeshtrojnë janë vetë dy të interesuarit. “Barbara Berluskoni dhe Filipo Inzagi kanë ngarkuar avokatët e tyre të ngrenë përmes rrugëve ligjore padinë kundër të gjitha organeve të informacionit që kanë shkruar lajmin mbi një marrëdhënie të mundshme mes tyre. Lajmi në të vërtetë është i rremë dhe totalisht i sajuar” – lexohet në një komunikatë të përbashkët të Barbara Berluskonit dhe Filipo Inzagit rreth zërave mbi një flirt të mundshëm mes të dyve. Disa gazeta dhe site online, kanë shkruar në të vërtetë se mes administratores së marketingut të Milanit, njëkohësisht dhe vajzës së presidentit Berluskoni dhe trajnerit të kuqezinjve, Pipo Inzagi, është krijuar një marrëdhënie e re. Siç dihet, Barbara, e cila vitet e fundit ka pasur një rol të rëndësishëm te Milani sa i takon aspektit të marketingut (me aspektin sportiv kujdeset më shumë administratori Galiani), ka qenë e fejuar me ish-futbollistin e kuqezinjve, Aleksandre Pato. Por braziliani, pas largimit nga Italia, i dha fund edhe marrëdhënies me vajzën 31-vjeçare të Berluskonit.