• |
ide | kryesore

Detaj i ri nga dhuna në “Elbasan Arena”. Provokimi i lojtarit rezervë (video)

Arkiva, Sport
elbasanlliu.JPG



Një video e re është publikuar në rrjetin social “You Tube” ku tregohen të tjera arsye që nxitën dhunën mes tifozerive të Elbasanit dhe Tiranës të dielën në “Elbasan Arena”. Përveç qeseve me djathë të varura në derën ku do të hynin tifozët miq (për shkak se tifozët bardheblu ofendohen si “minj”) nuk kanë munguar edhe provokimet nga fusha. Një prej tyre është ai i lojtarit të Elbasanit Xhulio Jaupi i cili gjatë nxehjes ka u ka treguar me shenja tifozëve organet gjenitale. Ndaj tij kanë shpërthyer kore sharjesh që duket se i “kanë hedhur benzinë” zjarrit. Më poshtë video e publikuar.  /lapsi.al/