• |
ide | kryesore

Pse “Dance with Me” u ndoq më shumë se “Dancing with the Stars”? (grafiku i audiences)

Arkiva, Paparazzi
dancing with me.jpeg



Dy spektaklet e kërcimit të televizionit shqiptar, janë përballur për herë të parë mbrëmjen e së hënës, teksa Tv Klan ka arritur të triumfojë në garën për shikueshmërinë më të lartë. Prej nëntë javësh në transmetim, spektakli i kërcimit dhe batutave “Dance with Me”, edhe pse në edicionin e parë, ka eklipsuar formatin “Dancing with the Stars”, që këtë vit vjen në sezonin e tij të pestë në Vizion Plus. 
Premiera e “DSWS” u shoqërua me surpriza jo të këndshme për publikun, duke nisur nga konkurrentët e larguar në minutë të fundit, balerinët ikonë të këtij spektakli, Enada dhe Gerd Vaso të përjashtuar dhe më e rëndësishmja, farsa e prezencës së sex-simbolit Italian Gabriel Garko, i cili u paralajmërua nga prduksioni i “Dancing with the Stars” si i ftuar special në natën e parë të spektaklit. 
Në ekranin e Tv Klan, si çdo të hënë “Dance with Me” nisi në orën 20:00 ku kasti i Vip-ave, veç përmirësimit nga java në javë në disiplinat e kërcimit, akoma më shumë po shton dozat e humorit, duke dhuruar një mbrëmje të këndshme e argëtuese, nën prezantimin e Alketa Vejsiut, e cila në këtë format vjen më e çlirët dhe këput batuta njësoj si konkurrentët.  
Tre ishin momentet kyçe të mbrëmjes në “Dance with Me”: 
Imitimi i kolegëve nga Rozana Radi, kërcimi mbi tavolinën e jurisë i aktores Marjana Kondi dhe braktisja e garës nga Nora Istrefi. 
Në programin rival, skenografia nuk kishte ndryshuar. Teatri i kërcimit zotërohej nga prezantuesit Amarda Toska e Drini Zeqo, me një skenar të vakët dhe një juri në 80% të njëjtë si vitet e shkuara, por pa jetë. Konkurrentët prezantoheshin me kërcime pak sekondëshe dhe tepër të thjeshta, ndryshe nga ato çfarë jemi mësuar të shohim në edicionet e kaluara. Këtë vit “Dancing with the Stars” përkundër patentës që synon të tregojë aftësi të mirëfillta të konkurrentëve në vallëzim, u përqëndrua tek fjalët dhe komentet, si nga prezantuesit ashtu edhe nga dy vajzat Aulona dhe Fatma, të shtuara për humor në këtë spektakël. 
 
Ndoshta këto ishin arsyet që çuan në zgjedhjen e mënçur? të teleshikuesit për të zgjedhur “Dance with me” në vend të “Dancing with the Stars”:
Fasha 21:00 – 22:00 Tv Klan 27% ndërsa Vizion Plus 25%
 
32% share të audiencës dhe 39% maximum share i takon Klan-it në orën 20:00 – 21:00 pra Dance with Me ka humbur vetem 5% nga hyrja e konkurrentit duke kryesuar.
 
Kjo matje e audiencës është arritur nëpërmjet një kampioni prej 1000 familjesh në të gjithë vendin, në televizorët e të cilëve janë instaluar chip-e që tregojnë në kohë reale se cilin stacion ata po ndjekin. Telemetrix është kompania më serioze që mat audiencën në Shqipëri.