• |
ide | kryesore

Roma, Juve dhe Napoli, në garë për Shaqirin

Arkiva, Sport
shaqiri-610x400.jpg



Xherdan Shaqiri është gjithnjë e më pranë Italisë. Ai është një futbollist shumë i rëndësishëm për Kombëtaren e Zvicrës, por po aktivizohet shumë pak me ekipin e tij në Bundesligë, Bayern Munchen. Bavarezët kërkojnë plot 20 mln euro për ta lënë të lirë Shaqirin të cilit i skadon kontrata në vitin 2016. Përveç Romës dhe Juventusit, tashmë për shërbimet e kosovarit është futur në garë fuqishëm edhe Napoli. Napoletanët janë në kërkim të një anësori dhe Shaqiri mund të ishte zgjidhja e duhur, pasi cilësitë e tij mund ta mbanin këtë ekip ende ne nivele të larta siç ka qenë në vitet e fundit./lapsi.al/