• |
ide | kryesore

Të gjitha gratë që bënë karrierë duke u zhveshur/ Daily Mirror: Bleona nuk është e vetmja

Arkiva, Paparazzi
MAIN-near-naked-red-carpet.jpg



Pasi fotot e Bleona Qerretit, (thuajse nudo) bënë xhiron e botës duke zënë faqet e para të mediave më të mëdha botërore, tabloidi Daily Mirror sjell një histori të grave që u bënë të famshme vetëm se u prezantuan me veshje ekstravagante që lejonin ekspozimin e hireve të tyre në ceremoni të mëdha, si ajo e American Music Awards, ku Bleona u paraqit vetëm me të brendshme.
 
Personazhi pak i njohur televiziv, Bleona Qerreti, tërhoqi vëmendjen në American Music Awards në Los Anxheles pasi u paraqit me një veshje skandaloze. 35 –vjeçarja pjesëmarrëse në programin televiziv “Euros of Hollywood”, (europianët e Hollivudit), mbante vetëm dy copa plastike për të mbuluar thithkat e gjoksit dhe me një palë perizoma. Bleona, e njohur si “Madona e Shqipërisë” pozoi e kënaqur me veshjen e guximshme dhe mbi një palë taka të larta.
Por ajo nuk është e para që ngjitet në tapetin e kuq thuajse e zhveshur, por një nga emrat e një liste të gjatë femrash që janë bërë të njohura (në vetëm një minutë) për shkak se janë shfaqur me veshje provokuese.
 
Liz Hurley 1994
Elizabeth Hurley in Versace Dress and the Four Weddings and a Funeral Premiere
Nisi me Liz Hurley. Në premierën e filmit “Katër martesa dhe një funeral” ajo u paraqit me një fustan Versace dhe duke e bërë Liz një emër të familjes, vetë stilisti tërhoqi vëmendjen e publikut. Liz u shndërruar në një yll në “Austin Poëers” dhe firmosi disa kontrata si modele.
 
Kelly Brook 2000
British model Kelly Brook arrives at the UK premiere of the film "Snatch"
Me këtë fustan të modeluar nga Julien Macdonald, aktorja Kelly Brook u paraqit në premierën e filmit “Snatch” dhe e vuri në qendër të kritikës, që e konsideroi si prezantuesen televizive më pak të preferuar. Por ajo arriti të tërhiqte më shumë vëmendje se Brad Pitt. Prej asaj dite firmosi disa kontrata si modele dhe pati disa të dashur të njohur.
 
Rose McGowan 1998
Rose McGowan at the 1998 MTV Video Music Awards
Edhe Rose McGowan vendosi të tregojë të pasmet e saj në MTV Video Music Awards, në 1998. Veshja e saj e bën Miley Cyrus të duket shumë normale. Aktorja hyri në histori me këtë paraqitje dhe u një yll në filmat “Charmed” dhe “Konan Barbari”. Kjo veshje duhet të jetë klasifikuar si magjike.
 
Malin Akerman 2012
Malin Akerman arrives at the Los Angeles premiere of "Rock Of Ages" at Grauman's Chinese Theatre on June 8, 2012 in Hollywood,
Pakkush e dinte se kush ishte kur Malin Akerman arriti në Los Anxheles për premierën e filmit “Rock of Ages”, në 2012. Por me fustanin e çarë deri lart në ije, ajo dukej thjesht e mrekullueshme.
 
J-LO  2000
Jennifer Lopez backstage at the 42nd Annual Grammy Awards at Staples Center in Los Angeles, 2/23/00.
Ky fustan ekzotik, Versace, ishte veshur nga Gerry Halliwell disa javë pëpara se Jennifer Lopez të shfaqej me të në Grammy Awards, në vitin 2000, -ndonëse askush nuk e vuri re. Me të çarën e gjatë që zbulonte që nga barku, pricesha e muzikës Pop tregoi se ajo kishte staturën e duhur edhe për të qenë aktore në Hollywood. Ajo fitoi role në disa filma.
 
Jamie Alexander – 2013
Actress Jaimie Alexander
Aktorja amerikane Jaimie Alexander mori të gjithë vëmendjen e medias në premierën e filmit “Thor: The Dark World”. Brunia simptatike madje bëri më shumë se ç’duhej për të rënë në sy. Fustani i saj e tregonte thuajse zbuluar në të gjithë pjesën e përparme. Por në vend që të fokusoheshin tek trupi i saj i mrekullueshëm, njerëzit po pyesnin “ç’do të ndodhte nëse fustani do të lëvizte 1 cm në të majtë?”
Përgatiti Lapsi.al