• |
ide | kryesore

Bleona/ Intervistë dhe foto ekskluzive për lapsi.al

Arkiva, Paparazzi
BLEONA.jpg



I ashtuquajturi skandal i (zh)veshjes së këngëtares shqiptare Bleona Qereti në tapetin e kuq të çmimeve American Music Awards, u mendua deri në detaj. Stafi ekzekutiv i televizionit BRAVO, producentët e ‘reality-show’-t e deri tek menaxherët e artistes, ishin gati “për sulm”. Një paraqitje thuajse nudo, mjaftoi që mediat e të gjithë globit t’a fokusonin këngëtaren thuajse të panjohur, në objektivin e kamerave dhe lajmeve të faqeve të tyre të para.
Pas këtij “skandali”, reagimi i publikut amerikan ishte i menjëhershëm:
“Të hënën në darkë kur u transmetua show, me numra realë,  shikueshmeria e shfaqjes u dyfishua!!!”
Bleona prej disa vitesh ka marrë pjesë si e ftuar në parakalimin e vip-ave në tapetin e kuq, kryesisht në AMA, por kësaj here ishte ndryshe:
"Në momentin që unë do kisha veshur thjesht një fustan të bukur në media do flitej thatë: Njëfarë Bleona është këngetare nga Shqiperia dhe ka një show në Amerikë KAQ!!!  Nuk ke shnace që të bësh gjithë Gjermaninë, Italinë, Rusinë, të flasë për ty që je nga Shqipëria dhe që ke një show… Në momentin që unë vesh një fustan të tillë, që është thurur për 6 orë në trupin tim dhe kam ndenjur në këmbë pa lëvizur, automatikisht janë pushtuar të gjithë faqet e gazetave botërore!!! Çdo njeri, në çdo cep të botës e di që unë jam Bleona dhe që kam një show në amerikë!!!"
E shndërruar në personazhin e programit ‘reality’ “Euros of Hollywood”, ku tregon gjithçka për jetën e saj të përditshme, profesionale e personale, këngëtarja kontraverse, e cila po e arrin qëllimin në atë që e quan ëndrra amerikane, tregon koston që po e çon drejt famës:
“Gjëja e vetme që atyre iu intereson si televizion Bravo, është, çdo media në botë e di që unë:
1. Jam Bleona.
2. Jam nga Shqipëria.
3. Kam 8 albume dhe jam këngëtare shumë e njohur në vendin tim.
4. Timbaland po prodhon albumin në Amerikë.
5. Kam një ‘reality-show’ në Bravo.  
Të tjerat nuk janë me rëndësi. Në momentin që njerëzit më kanë parë atje, të gjithë kanë vrapuar në internet dhe kanë bërë ‘google’ emrin Bleona, kaq!”
Për furtunën në median sociale, pas paraqitjes së saj të rrezikshme me fustanin-rrjetë, Bleona ka një mesazh:
“Më vjen shumë keq që për komentet idiote të jo më shumë se 1000 injorantëve në facebook, të hidhet baltë në gjithë punën time të gjithë këtyre viteve, duke ditur që unë deri këtu kam arritur vetëm, me forcat e mija dhe pa mbështetjen e askujt! Shqiptarët le të mos harrojnë që në çdo moment që fytyra ime shfaqet në Bravo, gjatë transmetimit, del dhe flamuri shqiptar dhe shkruhet ALBANIA. Unë flas shqip gjithë kohën, në një televizion kombëtar amerikan, gjë që asnjë njeri tjetër nuk e ka bërë deri më sot. Po asnjeri nuk flet për këtë sepse u janë error sytë nga xhelozia!”
Këngëtarja shqiptare, pas shfaqjes në Tv amerikan dhe sigurisht paraqitjes ekstravagande gati lakuriq, tregon se interesi për të tashmë, është i jashtëzakonshëm: 
“Të enjten në mëngjes në orën 9:10 am, në ditën më të shenjtë amerikane “Thanksgiving”, jam e ftuar në emisionin e mëngjrsit në KTLA. Emision familjar dhe më i shikuari këtu nga gratë dhe fëmijët. Aty do dal me kostum. Dhe nëse unë do të kisha dalë kaq “keq” sa më kanë sulmuar shqiptarët, nuk do kisha orarin më të shikuar në një emision kaq të famshëm që edhe vetë yjet amerikanë të ‘Hollywood’, mbajnë rradhë të shfaqen dhe aq më tepër në një ditë kaq të shenjtë për gjithë Amerikën.”
Por, Bleona nuk kursehet të na rrëfejë ekskluzivisht për lapsi.al edhe surprizat e përgatitura në vazhdim, që pritet t’i japin një tjetër dimension figurës së saj:
“Shfaqja e rradhës është më 19 dhjetor në Greystone Manor në Los Angeles, ku do të ftoj të gjithë menaxherët, agjentët dhe shtypin, të më shohin duke performuar në skenë dhe njëkohësisht do të promovoj linjën time të këpuceve me “Shoe Dazzle” që del këtu në USA në datën 16 dhjetor. Për Krishtlindje do të lançoj (gjysëm CD) 5 song EP  që do dalë në iTunes më 24 dhjetor.”