• |
ide | kryesore

Ja prova se socialistëve u mungon Berisha në Kuvend (foto)

Arkiva, Pikante
erla ekon ok.JPG



Mungesa e opozitës në Kuvend ka bërë që buxheti për vitin 2015 dhe paketa fiskale të kalojnë pa debatet e gjatë mes palëve. E shumta ka qenë ndonjë “debat sa për të thënë” mes deputetëve të shumicës që bënin sikur ziheshin për të mirën e popullit. Por më shumë sesa mungesa e opozitës duket se socialistëve u ka munguar ish-kryeministri Sali Berisha. Fotot janë publikuar në faqen e saj në Facebook nga zëdhënësja e ish-kreut të qeverisë Erla Mëhilli dhe tregojnë se si ndiqet në Ministrinë e Ekonomisë që drejtohet nga Arben Ahmetaj mbledhja e grupit e Partisë Demokratike pavarësisht se janë orët e mbrëmjes. Fotot kanë shkaktuar mjaft batita dhe komente në rrjetet sociale. /lapsi.al/