• |
ide | kryesore

Stresi në “Zonë e Lirë”: Ika nga Shqipëria, Rama e ka kthyer në rregjim

Arkiva, Paparazzi
stresi.jpg



“Stresi”, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj deklaroi në “Zonë e lirë” të Arian Çanit se ishte larguar nga Shqipëria dhe prej mëse tre muajsh është duke jetuar në Gjenevë të Zvicrës. “Stresi” tha se kishte vendosur që të braktiste Shqipërinë, pasi nuk pajtohet me qeverisjen e kryeministrit aktual Edi Rama.

“Nuk mund të vazhdoj të jetoj në regjimin e Edi Ramës. Kam marrë një vizë dyvjeçare pune për shkak të koncerteve që kam në vende të ndryshme të Europës. Jam zhvendosur në Gjenevë. Atje jam përshtatur mirë. Kurse familja ime gjendet në Tiranë, ku punojnë dhe jetojnë normalisht”, – tha Stresi.

I riu tropojan tha se për sa kohë që në Shqipëri do të drejtojë qeveria e majtë e Ramës ai nuk ka ndërmend të rikthehet për të jetuar këtu./la[si.al/