• |
ide | kryesore

Prezantuesja qëllohet me shpullë LIVE

Arkiva, Syri i Lapsit
av.JPG



Një prezantuese ka përjetuar një moment aspak të këndshëm, ku gjatë një emisioni një spektator është ngritur nga karrigia dhe e ka qëlluar me shpullë. Ky xhest është kryer pasi ai mendonte se veshja e modeles e njëkohësisht prezantueses ishte e pahijshme. Video në fjalë është shpërndarë në kohë reale, teksa duket se prezantuesja shokohet nga ky veprim. Prezantuesja e njëkohësisht modelja e njohur indiane Gauahar Khan është traumatizuar në momentin kur një spektator e qëlloi me shpullë. Ai e ka goditur të renë pasi mendonte se veshja e saj ishte e papërshtatshme dhe provokative. 24 vjeçari Akil Malik ishte ofenduar nga prezantimi i modeles në natën finale të kompeticionit “Raw Star” në Mumbai. Pasi e kërcënoi, ai e qëlloi me shpullë kur emisioni transmetohej live. /albeu.com/