• |
ide | kryesore

Kim Kardashian: 13 vjeç nuk doja që gjoksi të më rritej më

Arkiva, Paparazzi
MAIN--Kim-Kardashian.jpg



Është një nga femrat me më shumë besim te vetja në botën e spektaklit, por Kim Kardashian ka zbuluar se jo gjithmonë ka qenë e kënaqur me trupin e saj. Në një intervistë për versionin britanik të revistës “Elle” ajo tha: “Kur isha 13 vjeç isha shumë e pakënaqur me trupin tim. U formova shumë shpejt. Cdo natë qaja në tualet dhe lutesha që gjoksi të mos më rritej më. Jam rritur në një kohë kur trupi duhej të ishte si i Cindy Craëford: i hollë dhe i gjatë. Kaloi shumë kohë para se të isha e lumtur me format e mia dhe të fitoja besim te vetja. Askush nuk m’i hidhte sytë. Unë jam një vajzë armene dhe kam forma. Vonë e kam kuptuar që njerëzve u pëlqenin format e mia. Kjo gjë më bën të ndihem mirë” – shtoi 34-vjeçarja.

Pak javë më parë bota e spektaklit u trondit nga vjedhja dhe publikimi i fotove intime të aktoreve, këngëtareve dhe modeleve më të njohura. Shumë prej viktimave thanë se ky ishte një krim i rëndë. Por, Kim Kardashin, foto të së cilës gjithashtu u vodhën, nuk e ka bërë shumë tragjike. Ajo thotë se nuk mund të çmendet apo mërzitet nga një gjë e tillë, pasi ajo del pothuajse nudo në kopertina revistash.

“Unë ndjehem e dhunuar, sepse këto janë fotografi private. Por unë jam edhe realiste. Unë dal në kopertinat e revistave praktikisht lakuriq, kështu që unë nuk mund të reagoj se e çmendur në lidhje me këtë skandal” – ka thënë ajo.

Dhe në fakt, asaj nuk kanë se çfarë t’i publikojnë më, pasi video e saj duke bërë seks është ndër më të shikuarat në botë. Madje, ishte ajo video që e bëri atë një ndër femrat më të famshme në botë.