• |
ide | kryesore

“Marca”: UEFA me dorë të ashpër për Serbinë dhe Shqipërinë

Arkiva, Sport
marca.jpg



Gazeta spanjolle “Marca” i ka kushtuar një shkrim të gjatë vendimit të komisionit të apelit të UEFA-s për incidentin e ndodhur në ndeshjen e Beogradit. Sipas gazetës, UEFA nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj për të dënuar të dy ekipet, Shqipërinë si përgjegjëse për incidentin me dronin dhe mosvazhdimin e lojës dhe Serbinë për incidentet me flakadanët dhe lazerat. Sipas “Marca” ndeshja u ndërpre për shkak të hedhjes së flakadanëve në fushë ndërsa incidentet u shkaktuan kur mbi fushë hyri droni me flamurin e të quajturës “Shqipëri e madhe”  që provokoi tifozët vendas. Gazeta spanjole shkruan se kjo ndeshje u konsiderua me një rrezik të lartë për shkak të armiqësisë midis dy vendeve dhe tensioneve politike pas konfliktit në Kosovë, ish-provincën serbe të populluar kryesisht nga shqiptarët etnikë dhe që në mënyrë të njëanshme shpalli pavarësinë në 2008. Të dy federatat kanë deklaruar se do të vazhdojnë betejën ligjore shkruan “Marca”./lapsi.al/