• |
ide | kryesore

Salihi shënon sërish në Izrael

Arkiva, Sport
salihi.jpg



Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi ka shënuar gol  në fitoren e skuadrës së tij, Hapoel Akko, që mposhti në udhëtim Hapoel Tel-Avivin me shifrat 3:1. Ndeshja është zhvilluar në kuadër të javës së 11-të të elitës së futbollit të Izraelit. Shkodrani ka luajtur gjatë tërë ndeshjes, kurse golin e ka shënuar në minutën 57-të duke e kaluar ekipin e tij në epërsi (2:1). Për Salihin ky është goli i pestë këtë edicion në 11 ndeshje të zhvilluara te Hapoel Akko. Me këtë fitore Hapoel Akko është ngritur në pozitën e 11-të me po aq pikë të grumbulluara.