• |
ide | kryesore

Besnik Hasi një ditë do të ulem në stolin e të kuqve

Arkiva, Sport
besnik-hasi-anderlecht.jpg



Ish kapiteni i të kuqve Besnik Hasi i cili po konfirmohet nga dita në ditë si një trajner i skuksesshëm me belgët e Anderlechtit, ka deklaruar për "Nieuwsblad.be" se një ditë ai do të drejtojë Kombëtaren shqiptareAi premton se do të jetë trajneri i Kombëtares shqiptare në të ardhmen, gjithashtu shpjegon se e ka refuzuar këtë post para se ai t’i besohej Gianni De Biasit.  "Dëshira ime është që në karrierë të drejtoj Shqipërinë. Nuk është se nuk e kisha këtë mundësi. Thjesht e refuzova sepse drejtuesit e Anderlehtit nuk më lejuan të largohesha kur isha zëvendëstrajner. Gjithsesi ka ende shumë kohë dhe shpresoj që këtë ëndërr ta bëj realitet edhe tek Shqipëria", është shprehur HasiAi së fundmi ka firmosur kontratë të re 3-vjeçare me skuadrën më të famshme belge, ku sezonin e kaluar i mahniti të gjithë, pasi e mori ekipin në një gjendje jo të mirë dhe në fund arriti t’i shpallë kampionë.