• |
ide | kryesore

Lori Hoxha me buzë “të reja”. Profil i trashëgimtares rebele të TOP Channel (galeria e fotove)

Arkiva, Paparazzi
lori22.jpg



Ajo nuk nguron kurrë të çudisë. Vajza e madhe e të ndierit Dritan Hoxha, trashëgimtarja e kompanive Top Media dhe Lori cafe është shfaqur sërish me një pamje të re. Këtë herë vajza e tatuazheve siç e quajnë mediat rozë për shkak të manisë së saj për ta mbushur trupin me simbole nga jeta e saj e vrullshme, ka ardhur me një ndryshim të ri. Mjafton të shohësh fotot dhe e vë re transformimin e buzëve të saj (shiko foton lart). Natyrisht për mirë.

Lori me buzet e reja

Sepse Lori Hoxha ka trashëguar një veti nga i ati i saj, lideri kontrovers i Top Channel: edhe ajo kërkon ndryshimin. Aq sa t’i habisë të gjithë.

Megjithëse trashëgimtare e një pasurie të madhe, ajo u fut vitin që shkoi në garë për një apartament dhe në fund të një maratone 11 javëshe në spektaklin “Dancing With the Stars” e fitoi atë. Pak muaj para përvejtorit të saj të 18, ajo postoi në faqen e saj në Facebook një Lamborgini të artë dhe veten duke pozuar përpara tij. Natyrisht nuk gënjeu. Shkruajti anash fotos se kjo nuk qe vetura e saj, por thjeshtë një tekë, për një fotografi. Por, shumë shpejt teka u bë realitet. Ditën që mbërriti në moshë madhore, e ëma e saj, Vjollca i dhuroi një Lamborgini të vërtetë.

Megjithëse thuhet se në familjet ku nuk mbarrojnë kurrë paratë, ëndrrat janë të realizueshme më kollaj, për Lorin kjo është pjesërisht e vërtetë. Ajo kur do arrin gjithçka thonë miqtë e saj. Dhe si shembull japin faktin se ajo ka arritur të bindë dhe të ëmën Vjollcën, grua të një brezi tjetër, të fillojë të bëjë tatuazhe. Natyrisht që i pari maban emrin Lori.

Lori me te emen Vjollcen poshte motrat dhe vellai

Vajza që i ka kaluar të 20-at dhe që çmendet si i ati për makinat e shtrenjta, këpucët Louboutin 12 cm (thotë se me to do shkonte edhe për të lindur) dhe pantallonat e lëkurës sipas modelit të Victoria Beckamp, nuk ka asnjë tabu. Llogaria e saj në instragram është e mbushur plot foto seksi dhe joshëse. Ajo shfaqet herë në Maldive dhe herë në Romë sipas devizës së saj: “jeta është shumë e shkurtër, për ta jetuar rehat”

Ajo nuk nguron të shfaqë në instagram foto të saj duke bërë tatu-në e radhës. Nuk ka mgruruar madje të postojë edhe një foto me Sali Berishën, gjatë kohës që ky i fundit ishte kryeministër. Lori u takua me të në biznesklas në avion dhe i kërkoi një foto. Pa u kujtuar se ckish thënë ai për babanë e saj, dhe aluzionet e turpshme që kish bërë dikur, ajo e postoi shpej e shpejt.

Me Sali Berishen 2012 ne avion

Lori është në fakt një vajzë e hapur dhe moderne. Ajo ka filluar sot të punojë në kompaninë e trashëguar nga i ati. Jep ndihmesën e saj aty si një kuratore imazhi. Përpiqet të nxjerrë sa më mirë në ekran, prezantueset më në zë të këtij kanali, duke ruajtur një gjë tjetër që e ka trashëgim nga Dritan Hoxha, kujdesin për detajin.

Por pasi mabaron këtë angazhim, ajo kujdeset të jetë gjithmonë Lori Hoxha. Në vëmendje dhe në plan të parë. Gjithmonë e guximshme dhe gjithmonë e ndryshme. Si këtë herë që ka vendosur të shfaqet në publik, me buzët e bëra rishtaz. (lapsi.al)