• |
ide | kryesore

Zbulohet miliarderi që i ka “hedhur grepin” Shota Baraliu (foto)

Arkiva, Paparazzi
Shota-Baraliu.2.jpg



Ka kohë që këngëtarja dhe aktorja jonë Shota Baraliu ka humbur. Emrin e saj ,por as për ndonjë projekt të saj nuk e kemi hasur as që kemi lexuar nëpër mediat tona. Një periudhë Shota ishte më e përfolura e lajmeve rozë. Natyrisht se nuk mungonin fjalët, thashethemet për lidhjet e saj të dashurisë deri edhe me personalitete të politikes dhe kulturës. Gazeta “Kosovarja” ka zbuluar se megjithëse aktorja deri para pak ditësh ishte single tashmë është impenjouar në një lidhje me biznesmenin e njohur Qazim Osmani, me të cilin janë parë me një restorant luksoz të kryeqytetit austriak, në Vjenë. Gazeta tjotë se nuk dihet kush nga këta të dy e ka “hedhur grepin” por dihet vetëm që këta po shoqërohen.

Ka gjasa që kjo miqësi edhe e arsyeton mungesën e Shotës në ndonjë projekt të ri muzikor apo filmi. Qazim Osmani është biznesmen i njohur dhe shumë i pasur. Ai çdo ditë gjendet në faqet e gazetave serbe, malazeze e kroate për afera të ndryshme dashurie. Mesa duket Shota është më e zjarrtë çka dhe po i pëlqen edhe miliarderit.