• |
ide | kryesore

Inter e Juventus në garë për Adnan Januzajn

Arkiva, Sport
januzaj.jpg



Emri i Adnan Januzajt është kthyer sërish në merkato. 1 vit pas nënshkrimit të kontratës me Manchester United, Louis Van Gaal duket se nuk e dëshiron në skuadër dhe po mendon ta huazojë. Mundësitë më të mëdha janë në Kampionatin Italian.

Interi ka shprehur interes për fantazistin shqiptar. Por në lojë është futur shumë shpejt edhe Juventus.

Zonja e Vjetër e sheh si më të përshtatshmin pas dyshes së sulmit Tevez – Llorente. Me gjasë, në janar Januzajn do ta shohim në Serie A.