• |
ide | kryesore

Sara Hoxha dhe Ledion Liço duken të lumtur

Arkiva, Paparazzi
sara ledion.jpg



Prezantuesi i njohur i Top Channel, Ledion Liço, dhe vajza e Dritan Hoxhës, Sara, kanë kohë që e kanë publikuar lidhjen e tyre. Pas një fotoje të publikuar nga çifti para disa javësh, mediat i kanë vënë në fokus edhe lëvizjet e tyre më të vogla, si komentet apo batutat që shkëmbejnë mes njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Këtë fundjavë, Sara ka publikuar këtë foto, bashkë me të dashurin e saj duke u përqafuar. Kanë qenë me mijëra pëlqimet në profilin e saj dhe me dhjetëra komentet për çiftin që duken më të dashuruar se kurrë. Sara Hoxha, së fundmi ka qenë mjaft e pranishme në rrjetet sociale, por edhe në aktivitete artistike, së bashku me të motrën, Lori. Prej kohësh ajo gëzon një formë të shkëlqyer fizike, pas një ndërhyrjeje që bëri për të hequr kilet e tepërta.