• |
ide | kryesore

Thaçi i kthen borxhin Mustafës… i mbush gotën e ujit!

Arkiva, Pikante
thac ia.jpg



Zv.kryeministri, Hashim Thaçi duket se i ktheu borxhin kryeministrit Isa Mustafa. Të hënën e kaluar, në seancën e Kuvendit të Kosovës, Mustafa me një gjest të bërë hodhi dyshimet mbi atë se kush realisht është kryeministër, duke i mbushur gotën me ujë liderit të PDK-së, por Thaçi e bëri të njëjtin veprim sot. Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku u diskutua për buxhetin, Thaçi i mbushi gotën kryeministrit Isa Mustafa dhe këtë e ka vërejtur fotografi i “Telegrafit”. Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e seancës së kaluar dhe ato të sodit. Duket se Thaçi dhe Mustafa e ka bërë me rend t’i “shërbejnë” njëri-tjetrit.