• |
ide | kryesore

Zhdukja “e mistershme” e Ronaldinho

Arkiva, Sport
ronaldinho_2.jpg



Ka plot 15 ditë që Ronaldinho është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Drejtuesit e klubit meksikan Queretaro, nuk kanë asnjë informacion nga futbollisti brazilian.

Presidenti i klubit meksikan Joaquin Beltran, po e humbet durimin. Ai ka thënë se nëse Ronaldinho nuk vjen javën e ardhshme, do të merret një qëndrim vendimtar ndaj tij.

"Nëse nuk vjen gjatë javës së ardhshme duhet të marrin një vendim. Ka humbur një pjesë të madhe të fazës përgatitore. Askush nuk qëndron mbi këtë klub", u shpreh Beltran.

Katër muaj më parë ai nënshkroi kontratën për Queretaron, duke u kthyer në një simbol të klubit brenda pak kohësh. Por pushimet e zgjatura pa asnjë motiv, po bëjnë që ylli brazilian të humbasë.

Në 9 ndeshje të luajtura, Ronaldinho ka shënuar 3 gola për skuadrën meksikane, me të cilën ka një kontratë deri në fund të sezonit.