• |
ide | kryesore

Tifozët e Union Berlin festojnë Krishtlindjen …në stadium (video)

Arkiva, Sport
stadiuuu.jpg



Tifozët e Union Berlin kanë një lidhje tepër të ngushtë me ekipin e tyre. Janë të shumtë ata që mblidhen për çdo Krishtlindje në stadium për të kënduar këngët e kësaj feste tepër të rëndësishme. Këtë vit ata aknë qenë më shumë se 27 mijë. Tribunat dhe fusha kanë vezulluar nga dritat e qirinjve, ndërsa dëgjoheshin këngët festive. Kjo traditë ka nisur në 2002 dhe çdo vit ka patur më shumë berlienzë, të cilët janë bërë pjesë e kësaj ceremonie të veçantë. Union Berlin është shumë i lidhur me përkrahësit e tij që dhanë ndihmën e tyre duke punuar për rinkostruksionin e stadiumit./lapsi.al/