• |
ide | kryesore

Rusët fshijnë këmbët me flamurin amerikan

Arkiva, Syri i Lapsit
amerik.jpg



Vetëm pak kilometra nga zemra e kryeqytetit rus, në qendrën tregtare “Elektronics on Presne”, flamuri amerikan përdoret si tapet, ku blerësit mund të pastrojnë këpucët e tyre. Këto pamje janë publikuar në një nga rrjetet më të mëdha sociale ruse, dhe tashmë po bëjnë xhiron e botës në internet. Sipas drejtuesve të qendrës tregtare, ky veprim u frymëzua nga lidhjet e tendosura midis SHBA-ve dhe Rusisë, me mesazhin se SHBA-të nuk mund të bëjnë çfarëdo që ata dëshirojnë. Megjithatë ka pasur edhe shumë rusë, të cilët e kanë kritikuar rëndë vendosjen e flamurit amerikan në vend të tapetit për fshirjen e këpucëve.