• |
ide | kryesore

Dreri 500 kg, viktima e rradhës e Ibrahimoviç

Arkiva, Sport
dreri-ibrahimovic.jpg



Zlatan Ibrahimoviç është një apasionuar i madh pas gjahut dhe po i shfrytëzon ditët e tij të pushimeve në Suedi duke praktikuar hobin e tij të preferuar. Siç bëjnë të ditur të përditëshmet suedeze, Ibra nuk është një vrasës vetëm me topin ndër këmbë por edhe kur del për gjah, pasi ka vrarë me të shtënën e parë një dre brilopatë që peshonte rreth 500 kilogramë. Në Suedi gjuetia është e ligjshme por kjo nuk i ka penguar shoqatat që mbrojnë të drejtat e kafshëve të hidhen me akuza të forta në drejtim te Zlatan.