• |
ide | kryesore

Edhe Verona kërkon Ermir Lenjanin

Arkiva, Sport
lenjanok.jpg



Shtohet lista e skuadrave që dëshirojnë Emir Lenjanin. Përveç ekipeve gjermane të Stuttgartit, Kolnit dhe Eintracht Frankfurt, mediat italiane shkruajnë edhe për një interesim të Veronas. Largimi i lojtarit të Kombëtares Shqiptare nga St. Gallen është thuajse i sigurt, për shkak se 24-vjeçari ka humbur vendin e titullarit dhe nuk ka marrëdhënie të mira me klubin. Po sipas shtypit italian, Drejtori Sportiv i Veronas, Sogliano ka nisur bisedimet me klubin helvet për transferimin e Lenjanit që në merkaton e Janarit./supersport/