• |
ide | kryesore

Vijnë 400 modele ruse në hotel, largohet klubi gjerman

Arkiva, Sport
duis.jpg



400 modele ruse detyrojnë klubin gjerman të ndërrojnë hotel. MSV Duisburg-ut iu desh të ndërronte hotel pasi në vendin ku kishin prenotuar (Hotel Royal Ëings) për presezonin përgatitor të dimrit do të zhvillohej një konkurs bukurie. Klubit të kategorisë së tretë gjermane iu desht të ndërronte hotel pasi në Antalia të Turqisë, në resortin ku ata kishin prenotuar ishin vendosur plot 400 modele ruse, të cilat do të merrnin pjesë në një konkurs bukurie. Nëpërmjet një komunikate për shtyp nga klubi u tha se “skuadra donte thjesht të përgatitej për pjesën tjetër të sezonit, por hoteli kishte shumë subjekte që shpërqendronin lojtarët.” Klubi gjerman tashmë do të qëndrojë në “Royal Holiday Palace” nga data 8 deri më16 janar.