• |
ide | kryesore

Keni menduar t’i kaloni pushimet në një …shtëpi publike?

Arkiva, Stil
ero-1.jpg



Për 2100 dollarë, vizitorët në “Sheri’s Ranch” mund të shijojnë dy ditë pushimi, që përfshijnë transportin nga Las Vegasi, darkë me një nga vajzat e bordellos, një suvenir si dhuratë dhe një kupon prej 2 mijë dollarësh për “shërbimet” e tjera të hotelit. Paketa prej 3200 dollarë përfshin gjithë gjërat e mësipërme, plus një natë ekstra në hotel, një darkë me biftek dhe aragostë në një bungalou, shampanjë dhe bar të hapur si dhe një biletë të garantuar për seks në vlerën e 3 mijë dollarëve. Një ekspert i kësaj fushe thotë se bordellot janë duke hasur probleme për shkak të recesionit dhe rritjes së internetit. Po ashtu ata kanë probleme me bordellot e palicencuara. Chuck Lee e bleu këtë bordello në vitin 2001 dhe prej asaj kohe ka investuar 20 milionë dollarë aty./gazetaekspress/