• |
ide | kryesore

Ngushtohet në 3.1% diferenca SYRIZA – Demokracia e Re

I pakategorizuar
siriza.JPG


E majta radikale “SYRIZA” e drejtuar nga Aleksis Tsipras, vazhdon të kryesojë sondazhet në Greqi, si fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 25 janarit. Por, në ndryshim nga java e kaluar që “SYRIZA” kishte një diferencë prej 3.4% kundrejt “Demokracisë së Re”, në sondazhin e publikuar këtë javë diferenca ngushtohet në 3.1%. Sipas këtij sondazhi të kompanisë “Rass”, i publikuar në gazetën “Elefteros Tipos”, kryeministri konservator Antonis Samaras vazhdon të jetë lideri më i preferuar nga grekët. Ai ka një avantazh me 7.6% kundret Aleksis Tsipras. Grekët në masën 41% vlerësojnë se Samaras është më i përshtatshëm për kryeministër sesa Tsipras i cili gëzon një mbështjetje prej vetëm 33.4%.  Konkretisht, sondazhi nxjerrë këto rezultate.

SYRIZA 30.4%

Demokracia e Re 27.3%

Partia Komuniste 4.8%

Lumi 4.7%

Agimi i Artë 3.8%

PASOK-u 3.5%

Grekët e Pavarur 2.5%

3.8% e të anketuarve deklarojnë se do të votojnë partitë e tjera, ndërsa 15.2% shprehen se janë ende të pavendosur për kë do të votojnë. Zgjedhjet e 25 janarit vlerësohen si shumë të rëndësishme në Greqi, ndërkohë që ka një shqetësim të madh në Bashkimin Europian për qeverisjen e ardhshme të SYRIZA-s, e cila është për rinegocim të borxhit grek.