• |
ide | kryesore

Plas në Facebook për çantën Luis Vuitton të Elisa Spiropalit. A gënjeu kur tha e kam fallso?

Arkiva, Paparazzi
iva juli jamarbri.jpeg



Publikimi në lapsi.al i artikullit “Ilva, Desada dhe Iva ironizojnë Elisa Spiropalin”, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të komentuesve dhe lexuesve, por ka ngjallur reagime edhe nga personazhet e përfshira në të. Pas drejtoreshës së Doganave Elisa Spiropali, e cila në facebook, i përgjigjej aktorit Julian Deda në lidhje me çantën e saj Louis Vuitton: “Julian, se kam blere, eshte dhurate grash, dhe per me teper me duket ma kane dhene fallso, duhet bere ekspertiza”, sot, është gazetarja Iva Tiço që sërisht sulmon Elisën. Për më tepër, gazetarja ka dhe një mesazh për gjithë punonjësit e doganave, të cilët sipas saj kanë komentuar negativisht dhe me ofendime, parodinë e treshes së gazetareve Tare, Metaj, Tiço, kundrejt shefes së tyre:
Po ne Facebook jane shperndare edhe foto si kjo ketu siper, ku Drejtoria e Doganave ben fushate kunder mallrave te kontrabanduara. A ka kuptim qe Spiropali te mbrohet duke thene se ajo mban nje Luis Vuitton fallco, kur ajo pikerisht paguhet per ti luftuar ato. Ne faqen e drejtorise qe ajo drejton ne organigramen e saj gjenden edhe dy drejtori si ajo per pronesine intelektuale dhe ajo per marken e regjistruar. A mund ti drejtoje ato Spiropali nese mban vete mallra fallco? (poshte)
 
 
 
Një ditë më herët, këtë qasje patën aktori Julian Deda, gazetarja Desada Metaj nje nga autoret e ironise me çanten Luis Vuiton, madje edhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi:
Për ta bërë më tragjik rastin, anëtari i Këshillit drejtues të PD, Malltezi, solli në vëmendje një foto të motrës së deputetit Socialist Taulant Balla:
 
Desada, ne faqen e saj ne Facebook, spjegon se perse 3 gazetaret e bene ironine me çanten e Spiropalit Ajo ironizon me "revolucionaren", Spiropali qe edhe kur te linde do ta kete mendjen te kamionat dhe thekson se ne mungese te opozites me kete zyrtare vetem ironi mund te behet.
 
 
 
 
Sulmet kundër drejtoreshës së Doganave u ashpërsuan pas publikimit të fotos ku gazetaret Ilva Tare, Desada Metaj dhe Iva Tiço, pozonin me çantat e tyre origjinale Louis Vuitton, duke ironizuar Elisa Spiropalin.