• |
ide | kryesore

Edhe Rihanna ka… çantë Louis Vuitton

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Këtë të premte ylli i muzikës botërore Rihanna është parë në New York teksa shkonte në restorantin Isola Trattoria & Crudo Bar në Mondrian SoHo, për të darkuar me miqtë e saj. E detyruar nga temperaturat e ulëta dhe ndryshe nga herët e tjera, 26-vjeçarja ishte mbuluar nga koka te këmbët. Palltoja prej pellushi nga Christian Dior kishte zëvendësuar bluzat e lehta apo bikinit që jemi mësuar ta shohim. Rihanna në këtë dalje të saj, mbante edhe një çantë të vogël Louis Vuitton. Kjo markë e njohur dhe e shtrenjtë e modës, ka qenë këtë fundjavë një nga fjalët kyçe që u lexuan në median shqiptare online. E gjitha, pas ironisë që personazhe të njohur në vend, bënë me drejtoreshën e Doganave Elisa Spiropali e cila tha se mbante një çantë të tillë, por falso.