• |
ide | kryesore

Mancinin e godasin sërish me top (video)

Arkiva, Sport
mancini.jpg



Pas ndeshjes me Juventusin (1-1) ku Mancini u godit me një “predhë turinjve” nga Marco Andreoli, tekniku zikaltër e ka pësuar edhe një tjetër, por kësaj radhe në stërvitje. Ndryshe nga hera e parë, në të dytën herë Mancini nuk është filmuar drejtëpërdrejtë nga kanalet e mbarë botës, por pamjet janë fiksuar vetëm nga kamerat e televizionit zyrtar që ndjek stërvitjet. Në një video-montim të kryer më pas në rrjetet sociale, shihet qartë Zdravko Kuzmanovic teksa godet me top Mancinin, i cili rrëzohet përdhe.