• |
ide | kryesore

Ja marrëdhënia speciale e Rosela Gjylbegut me ish-ambasadorin Arvizu

Arkiva, Paparazzi
rosela amb arvizu.jpg



Në fakt, herë pas here këngëtarja Rosela Gjylbegu, madje edhe vetë ish-diplomati amerikan në Shqipëri e kishin sqaruar marrëdhënien e tyre. Por do të duhej një intervistë më e gjerë, për të kuptuar më tepër rreth kësaj miqësie që shpesh nga media u komentua, si speciale. Ka qenë Rosela e cila ka qartësuar këtë raport të ngushtë mes saj dhe Alexander Arvizu, në një intervistë për emisionin “Oktapod” nga Turjan Hyska në Vizion Plus:

“Ne kemi darkuar shumë shpesh. Ai është mik i familjes dhe për mua ka qenë privilegj të jem pjesë e familjes së tij, pjesë e një miqësie të jashtëzakonshme.
Sigurisht që kam darkuar me familjen e tij, me bashkëshorten edhe Jukin, gocën e vogël.”

Në këtë rrëfim, këngëtarja shkodrane tregon edhe momentin kur ajo dhe Alexander Arvizu, u lidhën më shumë në këtë miqësi:

“Momenti që ndoshta miqësia u lidh shumë ishte momenti që babai im vdiq, dhe më qëndroi si një prind i dytë shumë pranë, bashkë me familjen e tij. Për mua ishte një nder, të themi të drejtën. Një nder dhe një njeri i jashtëzakonshëm, përtej petkut të diplomatit. Mbi të gjitha unë e kam vlerësuar atë për atë njeriun e thjeshtë dhe për thjeshtësinë e tij në gjithcka që thoshte e mendonte.” 

Edhe pak javë përpara se ish-ambasadori amerikan të linte vendin tonë, Arvizu festoi natën me Roselën dhe bashkëpuntorët e tij, në klubin ku këndon Aurela Gaçe.

Turjan Hyska: A do të shkosh në SHBA ta vizitosh?
Rosela Gjylbegu: Patjetër! Patjetër. Unë kam pjesë të familjes sime andej, kështu që kur të shkoj t’i vizitoj do të vizitoj dhe familjen Arvizu me kënaqësi.