• |
ide | kryesore

Guardiola këshillon Messin: Qëndro te Barcelona

Arkiva, Sport
leo_2399.jpg



Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ka treguar qartë se mund të kthehet përsëri te Barcelona. Kështu të paktën shkruan sot Goal.com, sipas së cilës trajneri spanjoll i ka bërë një telefonatë sekrete argjentinasit Lionel Messi. Ish-trajneri i katalunasve e ka këshilluar argjentinasin që të mos largohet nga Camp Nou. Spekulimet për një largim të Messit filluan pas pakënaqësive që pati argjentinasi me trajnerin e tanishëm, Luis Enrique.