• |
ide | kryesore

Irina u nda nga Ronaldo për shkak të sherrit me vjehrrën

Arkiva, Sport
cifti.jpg



Është gjithçka e vërtetë. Cristiano Ronaldo dhe Irina Shayk janë zyrtarisht të ndarë. Konfirmimi erdhi pas zërave për ndarjen e tyre pas mungesës së modeles ruse në ceremoninë e dhënies së çmimit “Topi i artë” për lojtarin e Real Madrid nga një prej agjentëve të saj. “Mund t’ju konfirmojmë se Irina Shayk ka ndërprerë lidhjen me Cristiano Ronaldo". Mbi arsyet e ndarjes qarkullojnë zëra për marrëdhënien e saj të vështirë me vjehrrën. Për këtë çështja agjenti i modeles ishte i qartë. “Irina shkonte shumë mirë me familjen Ronaldo. Për momentin nuk kemi komete për të bërë, por çdo lajm për një marrëdhënie të vështirë me vjehrrën e saj është i gabuar pasi nuk është ai motivi i ndarjes”. Në Portugali këmbëngulin se motiv për ndarjen është bërë refuzimi i modeles për të marrë pjesë në festën e 60-vjetorit të nënës së Ronaldos.