• |
ide | kryesore

Van Gaal: Te Manchester nuk ka vend për Januzaj

Arkiva, Sport
janu.JPG



“Nuk ka vend për Januzaj në formacionin bazë të Manchester”. Kjo është deklarata e trajnerit holandez të “djajve të kuq” Louis Van Gaal e cituar nga goal.com. 19-vjeçari me origjinë nga Kosova shkëlqeu nën drejtimin e David Moyes, por është duke dështuar të tregojë një performancëa të mirë nën drejtimin e trajnerit holandez, Louis Van Gaal. Sipas raporteve, besohet se Januzaj mund të shkojë në formë huazimi te Real Sociedad në krye të së cilës është David Moyes. Mirëpo, një opsion tjetër mbetet edhe Portugalia, pasi skuadra e njohur, Porto, ka shfaqur interes të madh për të siguruar shërbimet e lojtarit me origjinë shqiptare.