• |
ide | kryesore

Mizat sulmojnë A1 Report/ Beteja, në transmetim live (video)

Arkiva, Paparazzi
Artur Nura.jpg



Televizioni A1 Report nuk shquhet shumë për beteja, pasi dihet afrimiteti që ka me qeverinë dhe në fakt jo vetëm për këtë shkak. Por më në fund edhe në studio e tij u zhvillua një betejë e vërtetë. Ishte ajo mes një mize dhe gazetarit Artur Nura. Miza mësyu në transmetim live dhe gazetarit iu desh jo pak të merrej me të. Ai tentoi disa herë ta vriste në transmetim të drejtpërdrejtë, ndërkohë që vazhdonte komunikimin me qytetarët që i telefononin në studio. Shihni videon: