• |
ide | kryesore

Milan eliminohet nga Kupa e Italisë

Arkiva, Sport
milani.jpg



Milan i ka thënë “lamtumirë” edhe objektivit të fundit që kishte për këtë sezon dhe që mund t’i jepte mundësinë të ngrinte një kupë. “Kuqeznjtë” janë eliminuar nga Lazio që e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë. Lorik Cana doli me karton të kuq pas ndëshkimit me dy të verdhë. Ekipi kryeqytetas ka fituar me rezultatin 1 – 0 me një gol të shënuar nga Biglia. Kundërshtari i Lazios do të përcaktohet pas sfidës Napoli – Inter. Faza gjysmëfinale në Kupën e Italisë zhvillohet me sistem vajtje-ardhje.