• |
ide | kryesore

Mourinho nuk e pa golin sepse po zihej me arbitrin (video)

Arkiva, Sport
mou.JPG



Jose Mourinho nuk e pa dot golin e Chelseas në duelin ndaj Liverpoolit për shkak se ishte “i zënë” duke u ankuar tek gjyqtari i katërt, Phil Dowd. Të gjithë në stadium përveç tij e panë golin e mbrojtësit Branislav Ivanovic në fitoren 1-0, që i siguroi ekipit londinez kualifikimin për në finalen e Capital One Cup. Mourinho ishte duke u ankuar tek gjyqtari i katërt Phil Dowd kur Ivanovic realizoi në minutën e 94-t që rezultoi goli i fitores dhe i kualifikimit për Chelsean.