• |
ide | kryesore

Edgar Çani firmos për Leeds United në Angli

Arkiva, Sport
edgar-cani-signs_if0q75t8uyv51h6t2rnok97nc.jpg



Sulmuesi i kombëtares shqiptare Edgar Çani është sulmuesi më i ri i Leeds United. Lajmi konfirmohet nga mediat italiane dhe ato angleze, sipas të cilave, shqiptari ka udhëtuar që dje pasdite në Angli për të firmosur kontratën e tij të re. Ai ka lënë Catanian për t’iu bashkuar Leeds në Premiership (kategoria e dyte). Gjatë së hënës pritet që Çani të paraqitet para mediave për të bërë prezantimin e parë si lojtar i kësaj skuadre. Ish-presidenti i Kaljarit, Celino që tashmë është në krye të skuadrës angleze, njeh mjaft mirë mënyrën sesi zhvillohet merkatoja në Itali, ndaj nga 450 mijë euro që  kishte ofruar në fillim për Çanin e ngriti në 600 mijë duke bëre të vetin lojtarin. Çani u largua edhe në Poloni ku pati disa momente të mira duke fituar edhe vendin në kombëtare, por më pas karriera e tij erdhi në rënie.